Kërkohet veting në arsim

Organizata për Rritjen e Cilësës në Arsim (ORCA) sot ka mbajtur një tryezë me temën “Çka po ndodhë në arsimin kosovar, a është vetingu zgjidhja?”.

Drejtori i kësaj organizate, Rron Gjinovci paraqiti disa probleme me të cilat është ballafaqur ky sistem gjatë këtij viti, përfshirë edhe rezultatet e Testit PISA 2018 dhe problemet në arsimin e lartë në vend.

“Shteti duhet me marrë shumë me seriozitet çështjen e arsimit, duhet vetting ne arsimin e lartë se qysh e kemi gjendjen, le ta bënë një komision le ta kontrollon këtë ëështje. Piesëtarit e stafit menaxherial në UP angazhohem jo vetëm në mbinorma, ata angazhohëm ne komisione e punë te ndryshme. Në legjislaturën e kaluar ka pasur shumë deputetë që punojnë në instucionet të arsimit të lartë dhe nëse ish diskutu në Kuvend kjo ata do t’i mbronin ata”, tha Gjinovci.

Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajrullahu,u pajtua më idenë e vetting-ut në arsim, duke u zotuar se i pari do të pranonte të hynte në këtë procedurë.

“Jam i gatshëm të hy në vetting. Procesi i verifikimit apo vetting le të fillojë nga unë dhe të vazhdojë deri më perfundimin e provesit, zgjidhja është tek kjo fiks”, ka shtuar Hajrullahu.

Ndërsa, Shkelzen Gashi nga Admovere tha se Qeveria që vjen duhet t’i mbyllë universitetet rajonale.

“Qeveria qe vjen duhet me marrë masa radikale për arsimin, fillimisht duke i mshel të gjitha Universitet publike rajonale që janë hapur në kohë të Hashim Thacit. Por sic duket nuk ekziston një vullnet i tillë”, tha Gashi.