Ilustrim

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për 5 të dyshuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënsja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Në lidhje me këtë rast, aktualisht në paraburgim gjenden 12 persona për dy raste të ndara.

Rasti i parë dyshohet se ka ndodhur më 21 qershor dhe për rastin e dhunimit dhe shërbimeve seksuale janë arrestuar, D. Rr., 23 vjeçar, G.S., 25 vjeçar, B.S., 26 vjeçar, F.S., 22 vjeçar, M.S., 22 vjeçar dhe M.R., 21 vjeçar.

Rasti tjetër dyshohet se ka ndodhur më 27 gusht, ku janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Para pak ditëve, Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i 12-të në lidhje me këtë rast.