Ilustrim

Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për 100 mijë euro fajde me 30% kamatë

100 mijë euro të cilat dyshohet se i dha me fajde ishin arsyeja pse A.L, nga Gjilani u arrestua dje.

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgimin në masë prej 30 ditëve, nën dyshimet se është marrë me fajde.

Dyshimet e para për prokurorinë janë se i dyshuari A.L, duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës E.I., gjatë vitit 2017, në periudha të ndryshme kohore, i ka dhënë para me fajde në shumë të përgjithshme prej 100 mijë euro.

Këto para nga i dyshuari janë dhënë me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 130 mijë euro.

I dyshuari me veprimin e tij, viktimën e ka sjellë në gjendje të rëndë financiare dhe psikike – emocionale.

“I dyshuari A.L., me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.