Kërkohet paraburgim për zyrtarin e autoritetit pyjor në Komunën e Prizrenit

Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën e Prizrenit ndaj të dyshuarit I.O.

Prokuroria ka bërë të ditur se me datë 27 janar 2022,  I.O., si përgjegjësi i autoritetit pyjor në Komunën e Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë.

“I njëjti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjve ia jep një kompanie private”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

KALLXO.com mbrëmë ka raportuar se një zyrtar i Komunës së Prizrenit është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë dje, pas marrjes së disa informatave për prerje të drurëve në mënyrë të kundërligjshme.

Arrestohet përgjegjësi i autoritetit pyjor në Komunën e Prizrenit