Foto-ilustrim

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për sulm seksual ndaj dy të miturave në Skenderaj

Prokuroria e Mitrovicës ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për sulm seksual ndaj dy të miturave, 9 dhe 11 vjeç.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se një burrë nga Skenderaj ka raportuar se një grua ka ftuar dy vajzat e tij të mitura në shtëpinë e saj.

Sipas Policisë, vajzat e mitura kanë thënë se në banesën e së dyshuarës kanë qenë dy burra të cilët i kanë ngacmuar me fjalë të miturat dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.

Policia ka thënë se ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Skenderaj, arrestohen tre persona për sulm seksual ndaj dy të miturave