Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit e përfshirë në prostitucion e trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve B.H., B.A. dhe H.B., të dyshuar se kanë konsumuar veprën penale të trafikimit me njerëz dhe prostitucion.

Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.H. dhe B.A., në disa lokacione të ndryshme në komunën e Gjilanit, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., duke e detyruar të njëjtën të ofroj shërbime seksuale me pagesë për persona të ndryshëm.

“B.H., dhe B.A., dyshohen se e kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz. Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, ka njoftuar Prokuroria e Gjilanit.