Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar sot paraburgim për 7 persona, të cilët dyshohen për rrahjen e djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë e Prishtinës ka konfirmuar për KALLXO.com se për 7 nga 8 të dyshuarit është kërkuar paraburgimi ndërsa  tjetri person i dyshuar për këtë rast është i mitur dhe është duke pranuar trajtim mjekësor.

KALLXO.com ka raportuar dje se 8 persona janë të dyshuar për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq dhe ishin shoqëruar dje në Polici.

Nenad Rashiq, në një intervistë ekskluzive në “KALLXO Pernime” ka treguar se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiçë.

Nikolla Rashiq ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.

Shoqërohen në Polici 8 të dyshuar për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

.