Marihuana duke u terur në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë, Foto: Policia e Kosovës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që i'u gjet marihuana në shtëpi

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimi ndaj të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Në një komunikatë për media, Prokuroria bëri të ditur se, nga data e pa vërtetuar e deri më 14 shtator 2022 , i pandehuri J.B., në Komunën e Gjakovës, pa autorizim ka kultivuar bimë të hashashit, shkurres e kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Prokuroria potencon se në oborrin e shtëpisë së të pandehurit,  janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis satira, si dhe , në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe  560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Gjakovë, Policia gjen marihuanën duke u terur në shtëpinë e të dyshuarit (kallxo.com)