Foto: Ilustrim

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që bashkëjetonte me të miturën në Gjilan

Prokuroria  në Gjilan ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit për një të dyshuar në Gjilan nën dyshimet për bashkësi jashtëmartesore me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

Sipas njoftimit, i pandehuri S.R., me 19 korrik 2020, në Komunën e Vitisë, edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën 16 vjeçare, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të.

Prokuroria në Gjilan ka bërë të ditur se e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK, për shkak të problemeve me shtatzëni.

E mitura që bashkëjetonte me një burrë dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore