Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për dhunim të një vajze 12 vjeçare

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J. i dyshuar se ka kryer veprën penale dhunim.

Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur se i dyshuari gjatë muajit tetor, ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur të moshës 12 vjeçare.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.