Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se fitoi 500 mijë euro duke mashtruar me kripto valuta

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj L.G., i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale – mashtrim.

L.G. dyshohet se nga muaji gusht i vitit 2020 ka përfituar para në vlerë 500 mijë euro duke mashtruar persona të ndryshëm me arsyetimin se paratë e tyre të investuara në kripto valuta do t’u kthehen.

“Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës.