Foto: Ilustrim

Kërkohet paraburgim për Mbikëqyrësin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.P. Mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, i cili dje është arrestuar si i dyshuar për keqpërdorim detyre.

Ndërsa për të njëjtin Gjykata e Prishtinës ka caktuar seancën për caktimin e masës së paraburgimit për nesër në orën 10:00.

Këtë e konfirmuar për KALLXO.com, zyrtarja për informim në Gjykatën e Prishtinës, Mirlinda Gashi.