Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për krim të organizuar

Prokuroria Speciale ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarit B.B, B.S dhe XH.K., pasi që dyshohen për  krim të organizuar.

Ata u arrestuan dy ditë më parë në një aksion të gjerë policor.

Dyshimet e Prokurorisë Speciale janë se ata si grup kriminal kanë falsifikuar  dokumente dhe janë marrë me kondrabandim të migrantëve.

Paraburgimi ndaj tyre u kërkua me arsyetimin se të njëjtit mund t’i shmangen drejtësisë, ndikojnë në dëshmitarë dhe të përsërisin veprat për të cilat dyshohen se kanë kryer.

Dy ditë më parë KALLXO.COM raportoi për operacionin policorë në të cilin u arrestuan 12 persona.

Aksioni i zhvilluar në 5 lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës me ç’rast janë sekuestruar laboratorë të pajisur me aparatura të falsifikimit të dokumenteve si patentë shoferë, pasaporta të  shteteve të ndryshme të BE-së.

Detaje rreth operacionit të policisë, arrestohet 12 persona për krim të organizuar