Kërkohet paraburgim ndaj të arrestuarve në rastin "Telekomi

Kërkohet paraburgimi ndaj të arrestuarve në rastin “Telekomi” Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj dy personave që u arrestuan së fundi në lidhje me rastin “Telekomi”.

Të arrestuarit janë Fatbardh Ajvazi dhe Gazmend Hyseni. Ata dyshohen se kanë mashtruar në prokurim publik dhe u janë shmangur tatimeve. Fatbardh Ajvazi dyshohet se bashkë me pronaret e “Zone Mobile” i kanë shkelur procedurat e prokurimit pasi nuk e kanë furnizuar fare “Telekomin e Kosovës” me telefona siç ishte përcaktuar në kontratën në vlerë prej 437 mijë e 488 euro.

Ajvazi dyshohet edhe se ishte munduar të krijonte prova false me qëllim të mbrojtjes së të arrestuarve të tejrë të këtij rasti. Ndërsa për pronaret e “Zone Mobile” ekziston dyshimi se të njëjtit janë̈ shmangur nga tatimi për këta telefona mobil, duke mos e deklaruar këtë blerje në ATK.

Për Gazmend Hysenin, i cili është pronar i kompanisë “Verscoop” ekziston dyshimi se në bashkëpunim me Fatbardh Ajvazin kanë krijuar fatura fiktive me qëllim të mbulimit të hyrje-daljeve të telefonave mobil për kompaninë “Zone Mobile”: Arrestimi i Fatbardh Ajvazit dhe Gazmend Hysenit e ka dërguar në gjashtë numrin e të arrestuarve deri me tani në rastin “Telekomi”.

Muaj më parë ishin arrestuar Armend Osaj, Trim Musliun, Deniz Ceman dhe Kreshnik Musliun, dhe ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

Kontrata e dyshimtë prej 450 mijë eurosh e Telekomit, arrestohen tre persona