Prokuroria e Gjilanit

Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se sulmoi policët në kufi

Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur, përmes një komunikate të datës 01.08.2024, se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën e Gjilanit, ndaj të pandehurit Sh. H., për shkak se dyshohet se me dashje i ka sulmuar 5 zyrtarë policorë.

Sipas prokurorisë sulmi ka ndodhur më 31.07.2024 në Gjilan derisa policët ishin në pikë kontrolli, duke ushtruar autorizimet e tyre dhe se Sh. H. afrohet pranë tyre dhe fillon të ngacmojë kalimtarët në rrugë dhe pasi i tërhiqet vërejtja nga njëri polic duke i kërkuar që të largohet nga aty, i njëjti fillon t’i ofendojë dhe kanosë me fjalë policët.

Pas këtij veprimi njëri nga policët i afrohet Sh. H. dhe e njofton se prej tani është i arrestuar dhe do t’a shoqërojnë në stacion policor, atëherë i pandehuri e shtyen me duar dhe e godet në fytyrë.

Sipasojë e lëndimeve polici në fjalë ka marrë ndihmë mjekësore.

Tutje thuhet se pasi i pandehuri hynë në veturë e lëndon edhe një polic tjetër dhe i godet në këmbë zyrtarët policorë.

Prokuroria po pretendon me këto veprime Sh. H. ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Me urdhër të prokurorit i njëjti gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.