Kërkohet paraburgim ndaj burrit që dyshohet se tentoi ta dhunonte të miturin në Suharekë

Një burrë nga Suhareka është arrestuar para dy ditëve nën dyshimin se e ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurit F.A..

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prizren, Fitore Mehmeti.

Ajo ka thënë se ekzistonë dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Sulmi seksual'”, ka thënë Mehmti.

Ajo ka theksuar se Prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se ngjarja kishte ndodhur më 24 korrik të këtij viti, rreth orës 03:00.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast.

Arrestohet burri nga Suhareka, dyshohet se tentoi ta dhunonte seksualisht të miturin