Seanca ndaj 13 të dyshuarve për fajde, organizim të lojërave të fatit e vepra të tjera penale | Foto: KALLXO.com

Kërkohet paraburgim ndaj 13 të dyshuarve për fajde, detyrim, skema piramidale vepra të tjera

13 të dyshuarit që u arrestuan këtë javën nën dyshimin për vepra të ndryshme penale, me pranga në duar, kanë dalë të premten para Gjykatës së Prizrenit

Dy ditë më parë një aksion i gjerë u zhvillua nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Prizren, Malishevë e Prishtinë dhe Prokurorinë rezultoi me 13 të arrestuar.

Të pandehurit po dyshohen për vepra të ndryshme penale si fajde, detyrim, skema piramidale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, sulm e armëmbajtje pa leje.

Gjatë seancës së sotme Prokuroria ka kërkuar që të njëjtëve t’u caktohet masa e paraburgimit.

“Sipas Prokurorit të shtetit lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit kemi vlerësuar se ndaj të pandehurve janë plotësuar kushtet ligjore që të caktohet paraburgimi konform ligjit”- tha prokurorja Ervehe Gashi.

Prokurorja Gashi shtoi se pas analizimit të kallëzimit penal dhe provave të tjera, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale me të cilat po ngarkohen.

“Konsideroj se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve dhe i propozoj Gjykatës që këtë propozim ta aprovojë dhe t’i caktojë të pandehurve këtë masë” – tha mes tjerash prokurorja Gashi.

Në anën tjetër të dyshuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë kundërshtuar paraburgimin duke propozuar masa të tjera alternative.

“Kërkesa është jo e qartë dhe e përgjithësuar, jo e besueshme dhe jo bindëse se i mbrojturi im ka kryer veprën penale si në diapozitiv” – tha mes tjerash avokati Asaman Hoxha.

Avokati Hoxha shoti se Prokuroria po ashtu nuk parashtruar se kush janë të dëmtuarit në këtë rast.

Pas tij kundërshtime për paraburgim parashtruan edhe të gjithë të dyshuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Ndaj propozimeve të bëra Gjykatat pritet të marrë vendim.

Një aksion i gjerë u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Prizren, Malishevë e Prishtinë.

Aksioni po zhvillohet nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdesë, detyrimit dhe skemave piramidale.

Dosja – Si dyshohet që përfituan deri në 300 mijë euro në muaj grupi që merrej me organizim të lojërave të fatit

Aksion i gjerë në disa lokacione në Kosovë kundër fajdeve dhe detyrimit, i dyshuar edhe një polic

Zyrtari policor i dyshuar për fajde e bixhoz punon në Drejtorinë e Trafikut në Prizren