Kërkohet paraburgim i tre personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, për të pandehurit P.S., A.V. dhe S.A., të cilët me urdhër të Prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se, më 11 gusht 2021, rreth orës 17:30 minuta, në Gjilan, të pandehurit e lartshënuar kanë poseduar me qëllim shpërndarje dhe shitje substanca narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 11kg e 550gr, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri S.A., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi ka mbajtur në pronësi dy (2) pistoleta, një (1) karikator dhe 176 fishekë, të cilat iu janë sekuestruar.

Policia arreston tre persona në Gjilan dhe konfiskon 11 kilogramë marihuanë (FOTO)