
Newborn Monument
Kërkohet ndihmë për përfundimin e ngjyrosjes së “Newborn”
Krijuesi i monumentit simbolik “Newborn” në Prshtinë, Fisnik Ismaili, ka kërkuar ndihmën e të interesuarve, për të finalizuar ngjyrosjen e monumentit.
Sipas Ismailit, sivjet “Newborn” i dedikohet Intelegjencës Artificiale, por për me e ngjyrosë deri në fund, Ismaili ka thënë se i duhet dora dhe shpirti i njeriut.
“Po na duhet ndihmë! Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut. Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe do me kontribue në zbukurimin e qytetit, hajde ndihmoji ekipit më të dashtun në botë për me i ngjyrosë edhe do lule që kanë mbetë” – ka shkruar Ismaili në Facebook.
Momumenti “Newborn” për herë të parë është përuruar me 17 shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Krijuesi i tij, Fisnik Ismaili, bashkë me një ekip të tij, për çdo vjet në përvjetorin e shpalles së Pavarësisë, e ngjyros monumentin duke e ndërlidhur me një temë që ka të bëjë me realitetin dhe aktualitetin në Kosovë.