Lojera Fati, Kazino, Ilustrim

Kërkohet ndërprerja e paraburgimit edhe për 16 të arrestuar në rastin Karaçeva

Prokurorja Rozelida Manastiri ka kërkuar nga Gjykata të bëjë ndërprerjen e masës së paraburgimit edhe për 16 persona të cilët janë arrestuar në rastin e Karaçevës.

Kjo pasi që të njëjtit kanë pranuar kryerjen e veprave penale si dhe kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë.

Lajmin per KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja Manastiri.

Deri më tani numri i të liruarve ka shkuar në 41. Të gjithë të liruarit sipas prokurores kanë pranuar të bashkëpunojnë me Prokurorinë për zbardhjen e rastit të Karaçevës.

Në rastin e Karaçevës janë arrestuar mbi 50 persona.

Këto arrestime u kryen në dy faza të ndara, ajo e aksionit në kazinotë e jashtëligjshme në Karaçevë dhe faza e dytë ku u ndërmorën masa në mishtoret dhe fabrikat e mishit nëpër Kosovë ku dyshoheshin se ishin blerë kafshët e kontrabanduara nga Serbia në Kosovë.