Kërkohet hetim parlamentar për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e pandemisë

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e mbajtur sot ka njoftuar se në fillim të qershorit mund të bëhet një komision parlamentar për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë.

Sipas komunikatës së kuvendit, anëtari i këtij komisioni Bekim Haxhiu pasi paraqiti një dokumentacion të gjerë lidhur me procedurat e tenderimit ngriti një sërë pyetjesh lidhur me, siç tha ai, dyshimet për abuzime me tenderët që janë dhënë gjatë kësaj kohe të shkurtër me procedura të përshpejtuara.

Drejtuesja Reshitaj pasi sqaroi qëllimin e takimit bëri një rezyme të shkurtër të gjendjes në Kosovë lidhur me pandeminë si dhe problematikat e paraqitura gjatë kësaj periudhe.

“Në mungesë të paraqitjes së ministrit, ju kemi thirrur për një informacion me të gjerë lidhur me kontrollin e situatës pandemike nga Ministria e Shëndetësisë, sidomos pas vendimeve të shumta të marra nga qeveria”, tha Reshitaj.

Reshitaj ka kërkuar informacion më të detajuar nga sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, për numrin e pakët të testeve të kryera, për një milion banorë, si dhe numrin e qytetarëve të rikthyer në qendrat e karantinimit dhe nënshtrimit të tyre për testim.

Sekretari Bardiqi iu përgjigj pyetjeve të shumta duke i dhënë sqarime me radhë deputetëve.

Sekretari Bardiqi gjithashtu theksoi se distancohej nga vendimet politike, por iu përgjigj pyetjeve për veprimet administrative që vareshin prej tij, duke e mirëpritur Komisionin hetimor të Kuvendit në të ardhmen.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!