Ilustrim

Kërkohet arrest shtëpiak për gjilanasin i cili dha rreth 226 mijë euro me fajde

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar arrest shtëpiak për një person të dyshuar për fajde.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e Prokurorisë, i dyshuari F.D., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë materiale të të dëmtuarit E.I., në periudha të ndryshme kohore, i ka dhënë para me fajde në vlerë 226 mijë euro.

Sipas njoftimit, këto para i ka dhënë me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294 mijë e 800 euro.

I dyshuarit për këtë rast me vendim të prokurorit të shtetit gjendjet nën masën e ndalimit për 48 orë.