Kërkohen alternativa për zëvëndësimin e qeseve të plastikës

Gjetja e alternativave për mënjanimin e përdorimit të qeseve të plastikës duke marrë si shembull vendimet e shteteve të huaja janë disa nga çështjet qe u diskutuan në konferencën e projektit “Për një jetë të shëndetshme, pa qese plastike”.

Në këtë konferencë u diskutua për hapat që duhet ndërmarr për vetëdijesimin e qytetarëve dhe akterëve politik në mënyrë që të evidentohet përdorimi i qeseve të plastikes, dhe për pasojat që i shkaktojnë ato mjedisit.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se angazhimi i tij në këtë drejtim nuk e ka qenë e lehtë për të.

Por, as për pasardhësin e tij, nuk pati ndonjë rekomandim apo këshillë se si duhet punuar për gjetur zgjidhje për mënjanimin e përdorimit të shisheve dhe qeseve të plastikës.

“Nuk mendoj qe shoqëria jonë me ndërmarr vendime shumë radikale por me u përgatit se sa është e dëmshme përdorimi një përdorshme e shishes, mbesin në një kohë te gjatë në lumenjtë e në rrugët tona etj”, tha ai.

“Jemi në fund të mandatit nuk e kam një propozim për ministrin që do të vije pas meje. Por mund të them, me vazhdu me bisedu me të gjithë kriteret që me ardh në një përfundim në kthimin e depozitave në shishe të plastikave mundet me funksionu edhe tek ne. Shishet te plastikës i jepet një vlerë e mos të i kemi në rrugë. E lehtë është me thanë që i kemi vendos një taksë për 5 euro për me ble një qese. Por duhet pasur mekanizmat me kontrollu, mos me na u bo biznes ilegal”, u shpreh ministri në detyrë.

Kryetarit të bordit të shitësve me pakicë, Besnik Sylejmani, i pengoi fakti që ministri Matoshi nuk qënderoi deri në fund të konferencës për të dëgjuar rekomandimet edhe të panelistëve tjerë.

“Deshta me përshëndet ministrin po iki. Është bë një praktikë e keqe që ministrat nuk po kanë kohe me nejte deri në fund të kësi lloj konferencave”, nisi fjalimin e tij.

Në anën tjetër, ai deklaroi se kanë qënë vazhdimisht të inkurajuar që të gjejnë një zgjidhje të qëndrushme dhe jo të dëmshme.

Por sipas tij, vendosja e taksës për blerjen e qeseve të plastikës mund të dëmtojë bizneset, e që thotë se duhet fillimisht qytetarët duhet të vetëdijesohen që mos të shfrytëzojnë për hedhjen e tyre.

“Një taksë kishte me ndiku në reduktimin e përdorimit sikurse ne Danimarkë. Të na mund të ketë me pak efekt por mund të ndikojë. Por që Kosova si shtet i ri nuk duhet të ndaloj menjëherë, pasi që dëmtohen bizneset, por kjo është ish dashtë me u vedijesëu që mos u përdor për qëllim të hedhjes së mbeturinave”, u shpreh ai.

Ndërkaq, menaxheri i programeve në KCBS, Burim Korça, në kuadër të këtij projekt-pilot prezantoi disa rekomandime për t’i shmangur qeset e plastikës.

  1. Ngritja e vetëdijes së qytetarëve lidhur me ndotjen dhe dëmet që i a bëjnë mjedisit me hudhjen e qeseve të plastikes në ambientet jo të duhura.
  2. Mënyra e përdorimit dhe lloji i qeseve te plastikës të futet në agjendën e prioriteteve të ministrisë.
  3. Identifikimi i alternativave dhe përcaktimi i qartë për zvogëlimin e numrit të përdorimit të qeseve plastike në Kosovë.
  4. Caktomi i një tarife në bashkëpunim me të gjithë akterët që konsumatorët të blejnë qeset e plastikës.
  5. Marrëveshja mes institucioneve dhe bizneseve anëtarë të rrjetit të shitësve me pakicë.
  6. T’u epet përkrahje e bizneseve prodhuese të qeseve plastike për zëvendësimin e tyre.
  7. Monitorimi dhe kontrolli për zbatimin e ndryshimeve në legjislacion
  8. Dënime të ashpëra për ata që nuk zbatojnë ligjin për qeset e plastikës.