Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kërkohej nga Gjykata për shitblerje të drogës, arrestohet 36-vjeçari në Mitrovicë të Jugut

36-vjeçari me inicialet S.I. është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kishte Urdhëresë aktive nga Gjykata për veprën penale: “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve”.

Ai është arrestuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës – Mitrovicë e Jugut dhe është dënuar me dy vjet burgim.

“Më 17.02.2025, rreth orës 21:00, një Njësi policore e Stacionit Policor – Mitrovicë e Jugut ka ndaluar një person dhe pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti kërkohej me Urdhëresë të Gjykatës. Andaj, personi është arrestuar dhe shoqëruar në Polici.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.