
Ilustrim
Kërkohej nga Gjykata e Prishtinës, arrestohet 53 vjeçari në Shtërpcë
23.12.2024 - 16:00
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar, më 23.12.2024, në Shtërpcë, S.M., një 53 vjeçar i kërkuar nga Gjykata.
I arrestuari – sipas Policisë – ishte i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës së Prishtinës, për veprën penale ‘’dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’.
Policia thotë, se pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Policia thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të Gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës.