Ilustrim

Kërkohej nga Gjykata, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me tre vjet burg për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar një 29-vjeçar në Suharekë, i cili ishte i dënuar me tre vjet burg për “lëndim të rëndë trupor”.

29-vjeçari, A.B është arrestuar më 14.01.2025, pasi ishte kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata në Suharekë.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, në kohë prej tri vjetësh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave, që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatave.” – thuhet në njoftimin e datës 15.01.2025.