Trotuar i bllokuar nga automjetet e parkuara në shtegun e biçikletave - Rr. 'Agim Ramadani', shtegu i çiklizmit

Kërkesat e komunitetit të çiklistëve për kandidatët për kryetarë komunash

Komuniteti i çiklistëve përmes një shkrese publike kanë kërkuar që kandidatët që garojnë për kryetar komunash të ofrojnë program konkret për krijimin e kushteve për çiklistët.

Në thirrjen e tyre publike ata kanë renditur disa kërkesa për secilin prej kandidatëve që i kanë hyrë garës për t`u zgjedhur kryetar komune dhe asamblist.

Qëllimi i këtij dokumenti është të nxisë vëmendjen ndaj të drejtave të barabarta në komunikacion për çiklistët, si dhe të rrisë angazhimin e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe kandidatëve për Asamble Komunale në raport me çiklizmin.

Më poshtë mund ta lexoni dokumentin e plotë të komunitetit të çiklistëve:

Ky dokument përmes pyetjeve reflekton orientimin e zhvillimit të kushteve për komunitetin e çiklistëve.

Dokumenti u drejtohet secilit kandidtat për Kryetar të Komunave në Republikën e Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021 si dhe secilit kandidat për asamble komunale i cili mishërohet me çështjen komunitetit të çiklistëve.

Qëllimi i këtij dokumenti është të nxisë vëmendjen ndaj të drejtave të barabarta në komunikacion për çiklistët, si dhe të rrisë angazhimin e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe kandidatëve për Asamble Komunale në raport me çiklizmin.

Dokumenti është i ndarë në dy sesione të pyetjeve të cilat parashtrojnë interesat e komunitetit tonë, (1) duke përfshirë fushën e investimeve në infrastrukturë më të mire për çiklistët, (2) avokim për sigurimin e pjesëmarrjes së barabartë në komunikacion të çiklistëve.

 

  1. INFRASTRUKTURA

1.1 Kur do të hartohet plani i mobilitetit komunal?

1.1.1 A do të përfshini klubet sportive dhe OShC-të në këtë proces?

1.2 Gjatë mandatit tuaj qeverisës, sa kilometra korsi për biçikleta do të ndërtoni?

1.3 Gjatë mandatit tuaj qeverisës, sa kilometra shtigje për biçikleta do të ndërtoni dhe ku?

1.4 Cili është plani i Juaj për të krijuar hapsira për parkingje të dedikuar enkas për biçikleta?

1.5 A mund të premtoni investime me biçikleta për shfrytëzim publik brenda qytetit?

1.6 A mund të zotoheni se do të krijoni një kod buxhetor për investime në fushën e çiklizmit?

 

  1. AVOKIMI

2.1 Cili është vizioni juaj për të bërë qytetin Tuaj miqësor ndaj biçikletave?

2.2 Cilat intervenime do t’i ndërmerrni për t’i bërë institucionet më miqësore në raport me përdorimin e biçikletave? (shembull: objekti i Komunës dhe institucionet të tjera vartëse, shkollat, QKM-të, etj)

2.3 A mund të zotoheni që secila shkollë do të pajiset me biçikleta dhe pajisje të tjera përcjellëse në mënyrë që brenda korrikulës së lëndës së Edukimit Fizik të mësohet çiklimi si disiplinë sportive?

2.4 Në çfarë forme dhe sa do të jetë shuma e investimit për të ngritur vetëdijen qytetare për pjesëmarrje sa më të madhe të çiklistëve në trafik.

2.5 A mund të zotoheni se do t’i mbështesni operatoret e transportit lokal me pajisje të cilat mund të transportojnë edhe biçikleta?

 

KËRKESAT KONKRTE PËR PRISHTINË:

  • Deri në fund të mandatit vetëm në Prishtinë duhet të investohet në së paku 90km korsi për biçikleta;
  • Korsi me prioritet të lart nisë nga Xhamia e Çarshisë duke vazhduar në Rr. Eqrem Çabej, pastaj të vazhdojë deri te ndalesa e hyrjes për në Gërmi e për të përfunduar si lidhje e fshatit Butofc;
  • Përmes ndërmarrjes Hortikultura, Sport Marketingu të investohet në së paku 3 shtigje sportive për Down-Hill duke mos prekur arkitekturën naturale të Parkut të Gërmisë, ndërsa paralelisht me këtë të krijohen së paku dy shtigje për ecje dhe vrapim.