Kërkesa e serbëve gjatë protestës në veri: Pa formim të Asociacionit nuk ka nënshkrim të marrëveshjeve të reja (FOTO)

Lëvizja “Mbijetesa e serbëve” ka protestuar sot në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut kundër politikave të Aleksandar Vuçiqit.

“Nuk dua të jetoj në geto” dhe “Askush nuk është i sigurt”, janë disa nga pankartat që kanë mbajtur qytetarët gjatë protestës.

Kjo protestë po bëhet siç kanë thënë Lëvizja “Mbijetesa e serbëve”, për katër arsye.

“Politikat katastrofike të negociatave të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re.  Sulme të shpeshta me motive etnike ndaj serbëve. Uzurpimi i pronës private të qytetarëve nga Qeveria në Prishtinë përmes shpronësimeve të parregullta. Prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës” – janë kërkesat e tyre.

Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa “Mbijetesa serbe” thotë se kërkesa e tyre është që pa formim të Asociacionit nuk ka marrëveshje të re.

“Kërkesa themelore nga kjo proteste është nuk ka nënshkrim të Marrëveshjes pa formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Qytetaret tanë ju kane bërë në mënyrë të qartë e dijshme me dorëheqjet e tyre dhe daljen nga institucionet që nuk kthehen derisa nuk te formohet Asociacioni”- tha ai.

Arsenijeviq duke iu drejtuar protestuesve, u ka thënë se duhet të vetëdijesohen që të marrin gjërat në duart e tyre, duke i porositur që të kenë më shumë besim tek vetja.

“A do të jetojmë në geto të rrethuar me tel dhe me polici. A do të shkojnë fëmijët tanë në shkolla duke kaluar neper patrullat e njësisë speciale apo do të jetojmë të lire. Në neve është njerëz te vendosim. Duhet te vetëdijesohemi dhe të kthjellemi dhe te marrim gjerat ne duar tona kem pare që askujt s’mundemi t’i ndihmojmë”- deklaroi Arsenijeviq.

“Prandaj porosia e vetme që dua t’ ua përcjellë të gjithëve është që duhet të mbështetemi te vetja. Të shikohemi ne sy, kushdo nëse ka ndonjë problem nesër ta zgjidhim, nëse dikujt me tabela të regjistrimit mund ta ketë edhe pse BE është deklaruar që s’guxojnë ta bëjnë atë nënshkruesit si garantues te marrëveshjes ende e bëjnë atë. Kjo marrëveshje ka premtuar që do të formohet Asociacioni që do të gëzojmë të drejtat tona, deri te kjo ende nuk ka ardhur”- shtoi ai.

Arsenijeviq tha se do të fillojë një dialog së shpejti që sipas tij do të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të realizimit të interesave dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos shpërngulen.

“Do të fillojë ndonjë dialog së shpejti dhe shpresoj që do të qaset dhe përfaqësohet në mënyrën më të mirë të realizimit të interesave mirëpo deri atëherë ne duhet të dërgojmë një mesazh të qartë “nuk ka shpërngulje” ju ftoj të gjithëve zëshëm ta përsërisni këtë “nuk ka shpërngulje”. Ne kemi marrëveshje të reja rreth të cilave do të kemi një dekade të re të ferrit për popullin këtu i cili me siguri që do të shpërngulet”- ka thënë ai.

Arsenijeviq thotë se arsyeja që nuk ka shumë protestues është se, siç tha ai, me këdo që ka biseduar i ka thënë që do të shpërngulet.

“Ky popullin përveç frikës dhe defetizmi është shume i madh ndër popull, prandaj nuk kemi numër të madh te njerëzve sot këtu sepse, me këdo kam biseduar ka thënë “Unë po shpërngulem, s’ka nevojë për luftë”. Asnjë luftë nuk mund t’i kontribojë jetës sonë, përveç asaj janë në frikë nga ndalimi i Policisë nëse i ndalojnë dikund mund t’i targetojnë si ekstremista dhe t’iu përveshin ndonjë vepër penale për shkelje të rendit kushtetues”- theksoi mes tjerash ai.

Protesta e Lëvizjes “Mbijetesa serbëve” u paralajmërua të hënën.