Kërkesa e LVV-së për seancë të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re- DOKUMENT

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me përfaqësuese deputeten e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, ka dërguar një kërkesë në adresë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Përmes kësaj shkrese, kjo parti ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re.

Seanca, sipas propozimit të LVV-së do të mbahet prej prej orës 17:00.

“Grupi Parlamentar i LVV-së përmes kësaj kërkese kërkon thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë, duke marrë parasysh rrethanat e vakumit institucional dhe vullnetin e qytetarëve të Republikës të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 si dhe me me faktin që Republika e Kosovës nuk ka qeveri kushtetuese me legjitimitetet qytetarë”, thuhet në shkresën e LVV-së dërguar kryetarit të zgjedhur, Glauk Konjufca.