Ilustrim

Kërcënon policinë pasi i shqiptuan gjobë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë.

I dyshuari sipas policisë ishte gjobitur nga ana e policisë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë për shkak të shkeljes së rregullave të trafikut.

I njëjti nuk kishte pranuar gjobën dhe kishte kërcënuar zyrtarët policor.

Sipas policisë, i dyshuari kishte gjendje të keqe shëndetësore dhe i njëjti nuk është intervistuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ku me vendim të këtij të fundit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.