Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Kërcënon policët me armë dhe ikë

Një person i dyshuar, i kërkuar nga Policia, u ka drejtuar armën njësitit policor në momentin kur ata kanë tentuar ta ndalojnë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.

Si rrjedhojë, rasti po cilësohet si pengim i personave zyrtar dhe armëmbajtje pa leje.

Incidenti ka ndodhur pasditen e se hënës në Pejë dhe rasti po vazhdon të hetohet, njofton Policia e Kosovës.