foto: Ilustrim

Kërcënon me armë lodër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se shkaku i arrestimit të të dyshuarit ishte kërcënimi që i kishte bërë një personi tjetër me armë.

Njësitetit policore sipas raportit ditor kanë konfiskuar edhe armën e cila kishte qenë lodër.

Pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, ky i fundit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.