Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Kërcënon fqinjin për shkak të kabllos së rrymës

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, dje rreth orës 13:00, ka arrestuar një burrë të dyshuar, pasi që i njëjti në prezencën e policëve dhe zyrtarëve të KEDS-it, kishte kanosur viktimën një burrë tjetër për shkak se një kabllo e rrymës duhej të kalonte përmes pronës së tij.

Tutje policia sqaron se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.