Kërcënohet përmes telefonit nga ish bashkëshorti

Një grua në Viti ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur ditë më parë nga ish bashkëshorti i saj përmes telefonit.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ushtruar dhunë ndaj gruas  së tij.

Pas intervistimit të palëve të përfshira ata janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në fshatin Ngucat të Malishevës. Një person ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë nga djali i tij. Rasti është duke u hetuar.