Kërcënohet përmes Facebook-ut deputeti i VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është kërcënuar nga një person në rrjetin social Facebook.

“Fyerje e kërcnime me flamur të policisë së Kosovës mbrapa dhe me mburojë PDK-në”, ka njoftuar vetë Abazi pasi ka marr kërcënimin.

Ai ka publikuar edhe kërcënimin por edhe kërcënuesin.

Në fundjavë, kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, bëri një postim në profilin e tij i cili i kushtoi me arrestim.

Hoti në Facebook deklaroi se “Albin Kurri i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.

Ndërsa, kërcënim para dy dite në Facebook pati edhe djali i Isa Mustafës, kryetari të LDK-së, Besnik Mustafa.