Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka publikuar mesazhet kërcënuese nga një person të i cilat, ai tha t’i ketë marrë përmes Facebook-ut.

Kamberi ka thënë se puna e tij për të drejtat e shqiptarve në Serbi nuk do të ndalet.

“Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time” – ka shkruar Kamberi.

“ ‘Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger,  nga përsoni Danijell Millkoviq” thuhet tutje në njoftimin.

Ai tutje tha se në vazhdimësi shqiptarët janë të diskriminuar.

“Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë. Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit” – deklaroi Shaip Kamberi.