Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kërcënohet kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka marrë kërcënime përmes rrjeteve sociale më saktësisht në Facebook.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i polici në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Me datën 14 nëntor ka ndodhur kanosja, ndërsa me 15 nëntor, rasti është raportuar në polici. Rreth orës 15:26, kryetari ka pranuar një kanosje përmes dy rrjeteve sociale.  Menjëherë policia i është përgjigjur rastit”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje ka bërë të ditur se me rastin po merren edhe hetuesit rajonal në nivelin rajonal.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori”, ka thënë Gashi.