
Kërcënohet kryeparlamentarja Vjosa Osmani
02.7.2020 - 11:17
Kryeparlamentarja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim pasditen e djeshme.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes, cili ka ndodhur dje rreth orës 16:37.
Policia ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcënim në gjuhën angleze.
Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se Vjosa Osmani është person i cili është kanosur përmes rrjetit social Twitter.
KALLXO.com po provon të marrë një përgjigje nga kabineti i Osmanit në lidhje me këtë rast.