Kërcënohet drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri

Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri  ka thënë se është kërcënuar nga një qytetar.

Panduri ka postuar në Facebook një fotografi të një mesazhi që i ka ardhur ku fyhet ai dhe familja e tij.

“Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen!  Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar Panduri në Facebook.