Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Kërcënohet drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë

Valon Brahimi, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës është kërcënuar nga një person.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Brahimi përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se rastin e ka raportuar në Polici.

“Ju njoftoj se sot, nga një person i pandergjeshëm në cilësinë e Drejtorit të Inspekcionit kam marrë një kërcënim që lidhet drejtpërsedrejti me kryerjen e obligimeve nga detyra zyrtare, pra zbatimin e ligjit. Ashtu sikur e thotë edhe rregulli rastin në fjalë e kam adresuar tek organet kompetente dhe të njejtat tani më po merren me rastin”, ka bërë të ditur Brahimi.