Ilustrim - Foto: Kallxo.com

Kërcënohet dhe sulmohet inspektori në Mitrovicë

Një inspektor në Mitrovicë ka raportuar mbrëmë në polici se është sulmuar, fyer dhe kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas tij rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Inspektori ka raportuar se është kërcënuar dhe sulmuar nga tre persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.