Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kërcënohet deputetja Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka njoftuar se është kërcënuar nga persona të panjohur.

Përmes njw postimi në llogarinë së saj në Facebook, deputetja Balje ka bërë të ditur se sot pasdite ka marrë tri telefonata kërcënuese.

“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime (dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar ‘kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës!’”, ka shkuar Balje në Facebook.

Postimi i plotë i deputetes Balje:

Reagim publik: Sot u kërcënova paturpësisht!

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime (dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!

Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai “dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerëz të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do t’i zhveshi “lakuriq” para organeve të drejtësisë të Kosovës.

I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurrë askush nuk do të mund ta ndryshoj.

Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!

Duda