Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kërcënohet Agim Bahtiri, policia ruan shtëpinë e tij

Policia e Kosovës është vënë në mbrojtje të shtëpisë së kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, pas njoftimit se ai ka pranuar një kërcënim.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për KALLXO.com se

“Policia është duke udhëhequr hetimin me urdhër të Prokurorit dhe për momentin janë duke qëndruar te shtëpia e tij”, tha Zahiti.

Kërcënimi ndaj Bahtirit ka ardhur përmes postës elektronike.

Shtëpia e Agim Bahtirit gjendet në fshatin Gushavc të Mitrovicës.