Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kërcënohen zyrtarët policor në Pejë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ka penguar dhe kërcënuar zyrtarët policor, të cilit ishin në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë, dje rreth orës 14:55.

Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës përcakton, se kushdo që me forcë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.