Foto: REL/Shutterstock

Kërcënohen përmes telefonit derisa po bënin matjen e një parcele

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë kërcënuar në Obiliq derisa po bënin matjen e një parcele të tokës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 20 maj, ndërsa i dyshuari për këtë rast është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për kërcënimin e dy personave, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.