Foto: Ilustrim

Kërcënohen e pengohen në kryerjen e detyrës inspektorët sanitar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre inspektor sanitar në Ferizaj, janë penguar mbrëmë të kryejnë detyrën zyrtare.

Në bazë të njoftimit, rreth orës 23:00, në rrugën “Shkelzen Haradini”, është raportuar se tre inspektor sanitar derisa kanë qenë në kryerje të detyrës, duke bërë inspektimin e lokaleve lidhur me orarin e punës dhe respektimin e masave ligjore kundër pandemike, kanë vërejtur se një kafieri ka qenë e hapur.

Policia ka njoftuar se në lokal kanë qenë rreth 20 – 25 persona, ndërsa inspektorët kanë kërkuar nga përgjegjësi i lokalit që personat prezent t’i largojnë nga lokali, e po ashtu i kanë kërkuar dokumentet nga përgjegjësi i lokalit.

Largimin e personat prezent e ka kundërshtuar menaxheri i lokalit, duke fyer me fjalë e larguar inspektorët nga lokali.

Njësiti i policisë ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur të dyshuarin.