Policia/Ilustrim

Kërcënim për vrasje brenda restorantit në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një kanosje me vrasje ndaj një perosni ka ndodhur pasditen e djeshme në një pompë të derivateve në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të bërë nga policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, brenda në restorantin e pompës së derivateve e kishte kanosur me vrasje viktimën.

I njëjti viktimës i kishte ekspozuar edhe armën e zjarrit.

Tutje policia ka bërë të ditur se tek i dyshuari nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe se i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.