Kërcënim me bombë në Aeroportin Adem Jashari - Pamje

Udhëtarët dhe personeli në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të një kërcënimi me bombë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt”- tha Gara në një përgjigje për KALLXO.com.

Gara më tej tha se ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre.

Kujtojmë që muaj më parë kishte patur kërcënime të ngjashme në Aeroport dhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës (VIDEO)