Keqtrajton babain, arrestohet i biri i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar babin e tij.

Rasti i cili po cilësohet nga Policia e Kosovës si dhunë në familje ka ndodhur dje gjatë orëve të mesditës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në  mbajtje.