Ilustrim

Keqtrajtoi seksualisht një vajzë, Policia arreston pas tre ditësh të dyshuarin në Kamenicë

Policia e Kosovës dje ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar, për keqtrajtim seksual ndaj një vajze në Kamenicë.

I dyshuari, sipas policisë, dyshohet se më 23 shkurt e ka keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht një vajzë.

Arrestimi ka ndodhur dje në ora 22:00.

Policia ka shtuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.